Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të martë një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Teksa e cilësoi mik të shqiptarëve, Rama solli në vëmdnje ndihmën që ka ofruar Greqia pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se vendi fqinj u gjend pranë dhe sakrifikioi jo pak kur Shqipëria kishte nevojë për mbështetje.

“Sinqerisht asnjëherë nuk do e harroj momentin e nxjerrjes së një djali të ri nga rrënojat nga trupat e shpëtimit të ardhura nga Greqia. Ata djem të ardhur me uniformë tjetër, nga një vend tjetër, sakrifikuan jo pak dhe ishin gati të sakrifikonin dhe jetën, pas orësh e orësh ku përparohej me milimetra në një pallat të tërë që ishte rrëzuar. Kështu që me atë kujtim të fortë dhe të paharrueshëm, sot, e mirepresim këtu, mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të të ardhmes si dy fqinj që nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin, por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh, dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën”, tha Rama.

Rama u kujdes që në konferencën për shtyp me Dendias të tërhiqte vëmendje edhe me kravatën e tij, ku ishte stampuar flamuri shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *