Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka dekaruar se shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Ballkanit i pret një dimër i vështirë për shkak të krizës energjike.

 

Rama gjatë konferencës së përbashkët përbyllëse të Ballkanit të Hapur deklaroi se Europa ka marrë një sërë masash për kursim energjie, ku sipas tij pas orës 22:00 do të ketë ndërprerje.

 

Kjo deklaratë e kryeministrit, u duk si një paralajmërim edhe për vendin tonë dhe pritet të shihet nëse do të kemi edhe në Shqipëri ndërprerje të energjisë elektrike.

 

“Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00. Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike”, tha Rama në konferencën e Samitit të Hapur në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *