Subscribe

Ardjan Çapja, i akuzuar se ka porositur vrasjen ne vitin 2012, te Nezir dhe Gentian Beqirit, i ka kushtuar 30 faqe mbrojtjes së tij, krahas asaj të përgatitur nga avokati, duke i kërkuar pafajësinë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Në seancën e sotme ai fajesoi politikën si të përfshirë në masakrën e vitit 2016 ku mbetën të vrarë 3 prej familjarëve të tij dhe u plagosën 9 persona të tjerë. Çapja tha se në këtë ngjarje eshte implikuar edhe prokurori Ridvan Suka që po heton vrasjet.

 

Në masakrën e familjes time është përfshirë politika dhe njerëz që donin te mbanin pushtetin dhe të tjerë që donin te blinin vota. Gjithçka që me është bërë mua, është bërë nga prokurori Ridvan Suka në interes të tij dhe interes të politikës që ai përfaqëson. Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për shkak të informacioneve që dispononte.

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtoi të gjitha dëshmitë e  bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në ngjarje kriminale.

 

Akuzat janë montuar nga prokuroria e Elbasanit. Prokuroria mjaftohet me fabrikimin e provave te mia për te bërë bilancin përfundimtar përmes mitomanisë që karakterizon Ervis Bardhin dhe mesa dëgjova nga gjykimi Nezir Beqiri ka vdekur pasi është gjetur në shtepi, por per SPAKUN ka vdekur ne vend.  Ervis Bardhi është njeri mitoman, i akuzuar për vepra të renda penale, mashtrues që ka bashkëpunuar me prokurorinë për të krujuar një personazh gënjeshtar.

 

Ndaj Ardjan Çapjas, prokurori Behar Dibra, ka kërkuar dënimin e tij e burgim të përjetshëm, sikundër edhe për ekzekutorin e arrestuar në Greqi Olsi Leku.

 

Në total nën akuzë për vrasjen që tronditi Shqipërinë në mes të muajit gusht të 2012 janë 5 persona, përfshirë këtu edhe nipin e Ardjan Çapjas, Florenc Çapjan dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *