Subscribe

Qyteti i serenatave priti ne një koncert te veçante kantadhat greke, një muzike e ngjashme me këngët e interpretuara prej shume gjeneratash ne Korçe. Muzika greke e shkrire bukur me serenatat e Korçës, ne katedralen e qytetit juglindor është duartrokitur si asnjëherë me pare , pasi magjia e nje ngjashmërie te tille ne muzike përcillej për here te pare ne Korçe. Këngëtarja e njohur korçare Lazarela nuk mungoi ne këtë event ku përtej interpretimit thotë për Vizion Plus se te tilla koncerte lidhin përmes kulturës dy vende.
Edhe konsulli i Korçës ndan te njëjtin mendim për muzikën qe përcolli kori “lira” dhe grupi grek. Ky koncert ishte i dyti i këtij lloji pas duartrokitjeve qe e shoqëruan dy dite me pare ne kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *