Kompozimet e mjeshtrit të madh italian Ennio Morricone do të pushtojnë sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit sonte në mbrëmje në orën 20.00. Kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive të krijuar prej tij do të interpretohen nga orkestra simfonike dhe kori i operës së bashku me dy sopranot Rovena Xhelili dhe Marina Kurti.

 

ROVENA XHELILI

SOPRANO

Shfaqja ka një emocion ndryshe duke qenë se sot koncerti i dedikohet muzikës së filmit të kompozuar nga Ennio Morricone. Disa nga pjesët që unë interpretoj janë “In Contro” “L’estasi dell’oro” një nga më të njohurat besoj për të gjithë publikun, “C’era una volta il ëest” së bashku me shumë pjesë të tjera.”

 

 

Njohja dhe ndikimi i Morricones në kulturën shqiptare reflektohet më së miri në këtë shfaqje, ku interesi i publikut ka qenë tepër i lartë. Ndaj për sopranon Xhelili, kjo e shton edhe më shumë përgjegjësinë e interpretimit skenik.

 

ROVENA XHELILI

SOPRANO

“Është koncert interesant për vetë faktin se luhet për herë të në Shqipëri një koncert dedikuar muzikës së Morricones në TKOB. Dhe sigurisht përveç të gjitha vështirësive teknike që ne kemi bëhet akoma më impeniative gjëja për shkak se e njohin të gjithë. Kjo më jep akoma më shumë përgjegjësi, por dhe më emocionon për vetë faktin se ne e marrim këtë energji nga publiku.”

 

Koncerti simfonik vjen në kuadër të Javës Kulturore Italiane, nën drejtimin e maestros Benedetto Montebello dhe Dritan Lumshi, ku përkujton një ndër kompozitorët më të shquar të 100 viteve të fundit. Ennio Morricone vdiq 3 vite më parë, në moshën 91-vjeçare, duke lënë gjurmë të përjetshme me krijimtarinë e tij edhe pas vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *