E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Muzeu do të kthehet në një ferr”, frikë e alarm në Francë

Të paktën një person është ngujuar brenda muzeut të njohur arkeologjik të Saint-Raphael afër Nizzes në Francë.

Autori ose autorët kanë shkruar në hyrje të muzeut disa shprehje kërcënuese në gjuhë arabe mes të cilave spikat ajo: “Muzeu do të kthehet në një ferr”.

Policia ka rrethuer muzeun që ndodhet në jug të Francës, por ende nuk dihet nëse ka pengje bremda godinës apo jo.

Policia tha se personi ose personat që janë ngujuar në muzeun e njohur refuzojnë të komunikijnë me forcat e rendit. Policia I bëri thirrje qytetareve që të evitojnë praninë në qëndren historike që ndodhet afër muzeut Saint-Raphael.

I klasifikuar si monument historic, muzeu arkeologjik është I vendosur në zemër të lokalitetit St.Raphael në një hapësire 800 metra katrore, ku me e rëndësishmja është një kishe e periudhës romake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë