Subscribe

Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk është penduar aspak që ka pranuar në Shqipëri muxhahedinët. Në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg nga Brukseli, Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të ndryshojë traditën për këtë çështje.

 

“Shqipëria është krenare që iu ka ofruar strehë muxhahedinëve. Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar. Ne nuk do ta ndryshojmë traditën dhe qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve. Sa për aktivitetet keqbërëse në Shqipëri, kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike.”

 

Pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, Shqipëria u duk se u “shënjestrua” nga Irani për t’u hakmarrë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak se ka strehuar muxhahedinët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *