Subscribe

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka nenshkruar smarreveshjen e radhes me nje parti tjeter per koalicionin qeverises. Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt i bashkohet koalicionit per te formuar qeverine e re, e cila pritet te pasoje ate te albin kurtit.Isa Mustafa I cili  ka nominuar Avdullah Hotin për kryeministër, është duke diskutuar me deputetët e minoriteteve jo serbe për ta votuar kabinetin e ri ne parlament.

Gjithashtu LDK pret finalizimin e negociatave dhe nenshkrimin e nje marreveshjeje me  AKR-në e Behgjet Pacollit i cili ditet e fundit ka qene edhe epiqendra e gjithe debatit te kalkulimeve te votave per te arritur kufirin kushtetues prej 61 numrash. Por mosprania e Pacollit ne Kosove e ka veshtiresuar dakordesimin madje edhe votimin ne sallen e kuvendit. Kreu i Aleances per Kosoven e re, partia e te cilit ka vetem dy deputete kaloi nje kalvar te gjate pericepish per te mberritur ne Prishtine e per tu takuar nga afer me Isa Mustafen.

Pas aludimeve te ndryshme dhe akuzave politike te diteve te fundit per vendndodhjen e Pacollit, ky I fundit pas nje heshtjeje dyditore ka vendusur te shfaqet ne rrjetet sociale, nga ballkoni I apartamentit te tij ne Tirane, duke shuar keshtu zerat se ndodhej ne Kosove dhe kishte kaluar kufirin me automjetin e presidentit Thaci.

BEHGJET PACOLLI

KRYETAR, AKR

Me mendjen dhe zemrën 24 orë në “lokacionin” tim të dashur, Kosovë, po ndjek me shqetësim, por dhe buzagaz satirik, telenovelat policore rreth meje, që më në fund panë heroin e ri, zotëri Kurtin. Ç’janë këta policë të mendimit, këta luogotenentë marksistë që kërcënojnë dhe kryeministrin e Shqipërisë se më strehoka mua? Mua që me votën time mund të votokam qeverinë e pasardhësit të zotëri Kurtit?

Nje dite me pare LDK nenshkroi edhe me Haradinajn e AAK dhe me finalimin e te gjitha marreveshjeve do te dergohet ne presidence emri i Avdullah Hotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *