Shfaqja teatrore “Muslimani” rikthehet në skenën e teatrit eksperiment “Kujtim Spahivgoli” në Tiranë.
Me regji dhe interpretim të Enver Petrovcit dhe aktores Vlora Nikçi drama trajton temën e martesës së Dinit dhe Nitës, dy të rinjve me besime të ndryshme fetare. Kjo shfaqje sjell të gjithë dinamikën dhe veprimin e ngjarjes dhe është bazuar në një histori të vërtetë, të ndodhur në qytetin e Ulqinit.
VLORA NIKÇI
AKTORE
“Është një martesë mes dy njerëzve me besime të ndryshme, dhe atëherë fillojnë problemet e mëdha familjare me mentalitet të prapambetur. Shohim gjithashtu dhimbjen e madhe në sytë e prindërve për diçka që ata mendojnë se është e drejtë.”
Rikthimi pas një dekade në skenën e kryeqytetit, dhe sidomos krah pedagogut të saj, për Vlorën mbart më tepër përgjegjësi dhe emocion.
VLORA NIKÇI
AKTORE
“Është nder me lujt me profesorin, dhe kjo është ëndrra e cdo studenti që të luaj me profesorin e tij. Por është dhe një frikë që e kam thënë gjithmonë, kam ecur në tehun e thikës sepse dramaturgun ta kesh në skenë duhet një punë e madhe, sepse ai është aty dhe gjithë gabimet ti sheh me lupë. Po është dhe e mira tjetër që të gjitha gabimet i ndan me ty.”
Shfaqja do të vijë dhe sot në orën 20:00 për publikun në teatrin eksperimental.
“MYSLIMANI” VJEN NE TIRANE
SHFAQJA NGJITET NE SKENEN E TEATRIT EKSPERIMENTAL