Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje...

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

E kërkojnë disa klube në Serie A, por ja...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

Musk i rikthehet marrëveshjes për blerjen e Twitter-it

4 Tetor 22:44

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen rreth blerjes së Twitterit, dhe tani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për blerjen e kësaj platforme të medias sociale.

 

Në një letër dërguar kësaj kompanie, Musk është pajtuar të paguajë çmimin që kishte ofruar disa muaj më herët, përpara se të tërhiqej nga marrëveshja.

 

Ky ndryshim i qëndrimit vjen vetëm disa javë para se të dyja palët pritej të përballeshin në gjykatë për këtë çështje.

 

Twitter, që a ka paditur miliarderin Musk për të tentuar që ta detyrojë që të vazhdojë me marrëveshjen për blerjen e kompanisë, pritej që të fitonte procesin gjyqësor.

 

Në letër, avokatët e Muskut, thanë se ai dëshiron që të vazhdojë me kompletimin e transaksionit, dhe ka kërkuar që t’i jepet fund betejës ligjore.

 

Një zëdhënës i Twitter-it tha se kompania ka pranuar letrën dhe planifikon që të mbyllë marrëveshjen me çmimin prej 54.20 dollarë për aksion, aq sa kishte ofruar Musk në muajin prill.

 

Ky vendim i Muskut bëri që aksionet e Twitter-it të rriteshin për më shumë se 20 për qind apo 52 dollarë për një aksion. Megjithatë, vlera e një aksioni është më e ulët sesa çmimi që Musk ka ofruar.

 

Kur Musk fillimisht shpalosi dëshirën e tij për ta blerë Twitter-in për 44 miliardë dollarë, ai tha se dëshironte që të hiqte llogaritë e rreme dhe ta ruante platformën si një vend për lirinë e shprehjes.

 

Por, miliarderi u tërhoq nga blerja e kompanisë vetëm disa javë më vonë, duke thënë se kishte shqetësime se numri i llogarive të rreme në platformë ishte më i lartë sesa Twitter kishte deklaruar.

 

Drejtuesit e Twitter-it kanë hedhur poshtë këto akuza, duke argumentuar se Musk – personi më i pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 220 miliardë dollarësh – dëshironte që të tërhiqej nga marrëveshja për blerjen e platformës për shkak të çmimit.

 

Akuzat e ndërsjella u pasuan nga një rënie të madhe të vlerës së aksioneve të teknologjisë, përfshirë edhe të Tesla-s, kompanisë që prodhon makina elektrike dhe që është në pronësi të Elon Musk./rel

Posted Under:
Inovacion Teknologji
Tagged:
Musk Twitter

Nga e njëjta kategori

Instagram vjen me një tjetër risi për përdoruesit

më shumë...

Alarm për përdoruesit e iPhone: Kujdes nga këto mesazhe

më shumë...

Jet Bank në forumin mbi inteligjencën artificiale: Gati për testime para futjes në treg

më shumë...

Instagram do të njoftojë prindërit nëse adoleshentët bëjnë kërkime për vetëvrasjen, në SHBA e Mbretërinë e Bashkuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:40

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm, Gjykata vendos...

8:34

Mot i paqëndrueshëm në vend, vranësira dhe...

8:18

“Në dashuri tregohuni më të hapur ndaj...

1:54

Punëtorët shpërblehen nga Agai, 6 fermerët që...

1:48

Kush është fermeri që largohet nga Ferma...

12:15

“U pendova që e futa në shtëpi”,...

11:54

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri?...

11:21

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën:...

10:51

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës,...

10:41

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit...

10:39

Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç”...

10:13

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

10:10

E kërkojnë disa klube në Serie A,...

10:06

Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e...

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

8:37

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.