E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Murrizi: Të hetohen politikanët, kanë vila edhe në Firenze

Kuvendi është mbledhur këtë të hënë në seancë plenare ku ka diskutuar rreth raportit vjetor të ILDKPI.

 

Reklamë

Nënkryetari Kuvendit, Myslym Murizi nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se vendi ynë ka nevojë për një ligj më të sturkturuar pasi shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës nga spiunët.

 

Reklamë

Në kuadër të kësaj deklarate, Murrizi kërkoi që të nisin sa më shpejt hetimet për politiaknët pasi sipas tij disponojnë miliomna lekë pasuri.

 

Muzrrizi tha se një pjesë e politikanëve kanë aq shumë pasuri sa kanë dhe bano enkas për macet.

 

“Do doja që të përgatisim një ligj për objektin e punës. Miliona pasuri kanë banorët e kësaj salle. Që kanë ardhur me brekë doku ndërsa sot vijnë me armani dikur kishin banjo te fiku tani kanë hale edhe për macet. Ka zyrtarë që kanë aksione në supermarektet e Serbisë dhe që blejnë vila në Firenze. Për vitin 2018…pse nuk i keni me emra deputetet, drejtoret, ish ministrat? Pra duke bërë thirrje koha ka ardhur për të bërë një ligj konkret. Duhen hequr disa drejtorë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë