Nënkryetari I Kuvendit, Myslim Murrizi akuzoi mazhorancën se po tenton të përdorë reformën në drejtësi si një kalë beteje me qëllim për të trembur pjeën tjetër të politikës.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi deklaroi se opozita e re do të kushtëzoi të gjithë mbështetjen e nismave që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi përfshirë këtu shkarkimin e Presidendit Meta, me kushtin që të miratohet reforma zgjedhore.

 

“Kjo pjesë që është sot këtej (opozita e re) nuk i bie në mend vettingu, pasi kokërr karameleje nuk kanë marrë. Edhe luftën që keni me njëri-tjetrin nuk na bie mendja fare, keni që në 1942 me Qemal Stafën që keni vrarë dhe prerë njëri-tjetrin. Ne do ta kushtëzojmë çdo ndryshim me reformën zgjedhore. Po keni qejf i bëni zgjedhjet edhe në 16 tetor t’i bëni qejfin liderit. Do të kushtëzojmë votën edhe për ligjet e reformës në drejtësi edhe për të shpallur shokun Mehmet armik dhe për t’i vënë prangat te komiteti qendror vetëm me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Të gjithë, nëse meritojnë të shkojnë në burgun e Recit, rruga e mbarë qoftë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *