E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Murrizi merr fjalën pas Ballës/ Punonjësja dezinfekton foltoren. “S’ka gjë Taulanti, se është nga fshati”

Dalja pozitivë me Covid-19, të tre deputetëve, një ditë më parë, ka bërë që të shtohen masat e sigurisë në kuvend.

Foltorja gjatë ditës së sotme, është dezinfektuar pas çdo fjalimi të deputeteëve.

Reklamë

Pas përfundimit të fjalës së kreut të grupit socialist Taulant Balla, ka folur deputeti Myslym Murrizi.

Një moment ilariteti ka ndodhur gjatë këtij momenti.

Reklamë

Kur Murrizi është ngjitur në foltore, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka tërhequr vëmendjen Murrizit duke i thënë që të presë sa ë dezinfektohet foltorja.

“Një minutë Myslym të vijë ajo punonjësja e shërbimit”, tha Ruçi.

Deputeti Murrizi zgjodhi të përgjigjej me ironi:

“Taulanti ka qenë ska gjë Taulanti se është nga fshati, s’ka gjë kur të flasin qytetarët hap sytë, se Taulanti është si Xhonsoni”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë