Opozita parlamentare po kërkon me forcë ndryshimin e sistemit elektoral. Përfaqësuesit e saj i tremben një pakti të mundshëm mes socialistëve e demokratëve.

 

Në lidhje me diskutimet për reformën zgjedhore edhe vetë brenda opozitës ka mosmarrëveshje.

 

Në edicionin qendror të lajmeve këtë të hënë për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje ka qenë nenkryetari i kuvendit, deputeti Myslym Murrizi.

 

Ne dhjetor ju dorëzuat në komisionin e reformës zgjedhore propozimin për ndryshimin e sistemit, në proporcional kombëtar me lista te hapura, çfarë do të përmiresojë ky sistem në skenën politike?

Së pari në lançimin tuaj ju thatë se ne i trembemi pazxarit PD-PS ky tashmë është një fakt, pazari i 2017 nuk është prish fakti që Basha është sinkron me Ramën për të ruajtur monopolet absolute të një autokrati brenda forcave respective politike të cilat e ëndërrojnë për të qenë në qeveri. Siç Rama po sillet me mazhorancën prej gjashtë vitesh është fakt i pamohueshëm dhe doli si një qasje para shqiptarevë. Unë kam qenë deputet nga shtatori i 2017 kur aletatët brenda grupit parlamentar të PD-së këmbëngulnin që të kalëbetejë të ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor. Meqë ishin katër kryetarë parti në komisionin zgjedhor të parin kishin një farë dyshime se Basha, përmes Bylykbashit po ju fshihte diçka. Fakti që i pash të rreshtuar pas deklaratës së Bashës u zhgënjeva.  Ne si opozitë parlamentare me 39 firma të deputeteve të opozitës me vullnet të lirë, një nga kërkesat është që me votën tonë të ndryshmojmë që shqiptarët të zgjedhin të lirë.

 

Çfarë ndryshon konkretisht?

Të kenë votë preferenciale, që shqiptarët përveç subjektit politik të zgjedhin edhe kandidatin që dëshirojnë të jetë përfaqësuesi i tyre në karriken e tyre në parlamentin shqiptar, që prej tre palë zgjedhjesh në ato karrike janë ulur persona që janë zgjedhur nga kryetarët e partive jo nga vota e qytetarëve.

 

Nga ana tjeter kryetarja e grupit tuaj parlamentar, Rudina Hajdari, ka mbështetur propozimin e shoqërisë civile, e cila po ashtu kërkon sistem proporcional kombetar me listat te hapura;  ka nje carje mes jush?

Unë mirëpres nuk jam patriarkët që vuaj për të marrë nismën e propozuesit të këtij ndryshimi. Nëse Basha ka këllqe sepse anëtarja e kryesisë së tij Grida Duma, ish-deputete dhe më herët Ervin Salianji kanë kërkuar që të kenë një garë. Pra të funksionojëdemokracia që shqiptarët në vitin ’90 u ngriten kundër një regjimi ku sekretari i parë emëronte deputetët siç ka ndodh në zgjedhjet e fundit. Unë nuk e kam problem që ka ardhur një propozim shtesë nga Nisma Thurje mund të ketë një propozim shtesë që ndoshta nuk është kombëtar me lista të hapura, por besoj se ka konsensusin e të gjithë deputetëve të opozitës që është në parlament, që mjafton që të ndryshojë ky sistem që deputetët nuk zgjidhen por emërohen. Unë do të jap votën time për çdo sistem ku vota e qytetarëve shqiptarë do të ketë vlerë për të zgjedhur dhe sjellë në karrikën e kuvendit të preferuarit e tyre.

 

Ditën që keni sorëzuar draftin keni deklaruar se propozimi juaj mbështetet dhe nga partitë e tjera të opozitës. Cilët janë këto?

Ishin të gjitha partitë nga Republikania, LZHK-ja, Demokristianja sepse unë kam qenë koleg me ta prej 18 muajsh dhe në takimet formale drejtuesit e këtyre partive kanë qenë dakord se duhettë happen listat.

 

Ato kanë vendosur një kusht që  jemi dakord të shkojmë pa ndryshim sistemi vetëm në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Unë kam 29 vjet në politië dhe qëndrimin tim nuk e kushtëzoj me temperaturën e ambjentit. Nëse ato mendojnë se kur temperature është 25-30 grade deri në qershor mund të bëhen zgjedhjet me këtë ligj, dhe nëse bëhen në shtator ose tetor kur freskohet koha me një ligj tjetër se di mendoj se është lajthitje e tyre. Ky sistem duhet prish, ndryshimet kushtetuese të prillit të 2008-ës janë zanafilla e krizes politike artificial që ka kapur Shqipërinë prej 10 vitesh.

 

Kemi dy qëndrime sikurse ju i bëtë të ditur nga Basha dhe nga Rama të cilët nuk e shikojnë të domosdoshëm ndryshimin e sistemit. A mund të themi se propozimi juaj është i dështuar për sa kohë që dy forcat e mëdha politike janë kundër?

Kemi pasur deri më tani një forcë që ishte kundër që donte të vazhdonte komunizmi e me radhë nuk ja doli edhe pse donte Nexhmija, Ramizi dhe ato që ishin pjellë e tyre. Kur u rrëzua ai sistem që vrau 5800 shqiptarë, ku bënin spiun 156 mijë tjerë, internoi dhe dëboi pa gjyq pse shajtën partinë 75 mijë të tjerë. Sistemi I dy minidiktatorëve bilbilush  të ardhur nga emigracioni, njërin e ka pru Berisha, tjetrin Nano nuk besoj se do të rikthejë diktaturë të re tek 5 milionë shqiptarë.

 

Ju keni folur shpesh për ndryshimine sistemit, një pyetje që lidhet me angazhimin tuaj është a do të krijoni ju një parti politike për ta çuar përpara këtë kauz?

Ndryshimi që kam unë midis dy bilbilushëve është se unë nuk e kam qëllim në vetvete që o duhet të jetë Myslim Murrizi në kuvend ose rash e vdiqa. Unë kam qenë në atë parlament në 97’-2001 nga sistemi i pastër mazhoritar  me votë të drejtpërdrejtë. Nuk kam qenë prej 16 vitesh jam rikthyer atje si ish kryetar i PD-së së Lushnjes dhe kërkoj që të provoj veten une dhe kolegët e tjerë që lidërët e mëdhenjt, baballarët e kombit i quajnë si listë e dytë. Nëse qytetarët shqiptarë do të gjykojnë se unë duhet të jem në kuvend do të shkoj, mënyra për të garuar ka nga më të ndryshmet. Unë me kod zgjedhor e kam një mandate deputeti dhe nuk më pengon asnjë klauzolë edhe ky ligji I dy bilbilueshve që unë të garoj se bashku me kandidatët opozitarë që janë aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *