Ka debutuar me fitore Jose Murinjo ne ndeshjen e tij te pare si trajner i “djajve te kuq” ndaj skuadrës se Uigan. Nje Manchester United, i cili ka zbritur ne fushe me disa prej blerjeve te reja si Bailli dhe Mikhitarian. Por Murinjo, nuk ka hezituar te hedhe ne fushe edhe Adnan Januzaj ne pjesën e dyte si zëvendësues te Carrik. Gjithsesi golat jane shënuar ne pjesën e dyte. I pari nga Uilliam Kin pas një gabimi te portierit vendas dhe nje topi te rikuperuar nga Mata. Ndërsa i dyti nga Andreas Pereira me nje goditje ne kthese brenda zones.

Me fitore por me dhimbje koke ka debutuar Karlo Anceloti ne ndeshjen e pare si trajner i Bajernit. Ndaj modesteve te Lippstadt, qyteti i lindjes i Karl Hajnc Rumeniges, Bajerni ka fituar 3-4 por ka humbur te dëmtuar serish Arjen Roben. Nje pjese e pare e mbyllur 0-4 me gola te Grin, Roben, Riberi dhe nje autogol, por me holandezin e zëvendësuar qe ne minute e 35 per shkak te nje dëmtimi. Ne pjesen e dyte, Anceloti ka provuar te gjithë moshat e Bajernit dhe ne fushe ka hyre edhe nje shqiptar ne vend te Cabi Alonsos, Meritan Shabani vetëm 17-vjeçar.

Antonio Konte e nis me humbje aventurën e tij angleze ne krye te Çelsit te Londrës. Ne debutimin e tij ne Austri kundër Rapidit te Vjenës ne ndeshjen inauguruese te stadiumit te ri te klubit austriaket, nuk kane falur, por kane fituar 2-0. Ne minute e 8, Joelinton driblon edhe portierin Begovic dhe e çon topin ne rrjete, ndërsa ne te 82 është Korrea qe përfiton nga nje gabim i bluve te Londrës dhe nuk fal duke fiksuar edhe rezultatin final.

Ne ate qe konsiderohet si Superkupa Euroamerikane, Sevilja ka fituar ndaj River Plate dhe i ka rezervuar nje fitore trajnerit te ri Smapaoli ne debutimin e tij ne stolin e fituesve te Europa League. Ne Orlando te SHBA Gameiro ka shënuar i pari qe ne minute e 3. Me pas eshte dashur te vije pjesa e dyte qe Knoplianka dhe Zonzi te trefishojnë shifrat përpara se Xhiovani SImeone te shënoje golin e nderit për argjentinasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *