E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Mungojnë mjekët, banorët e Gorës detyrohen t’i marrin shërbimet në Maliq ose Korçë

2600 banorë të fshatrave të njësisë administrativë Gorë në bashkinë e Maliqit prej 6 muajsh janë pa mjek familjeje. Ata janë të detyruar të kërkojnë ndihmë të specializuar në qytetin e Maliqit dhe në spitalin rajonal të Korçës.

 

Ky është Parim Zeqo, banor në një nga fshatrat e Gorës. Ai ka dalë në qendër të njësisë administrative për të gjetur një makinë të rastit e cila do të mund ta çojë në Korçë, ku kërkon të kryejë një vizitë mjekësore, në mungesë të mjekut në zonën e tij:

 

Reklamë

Ne të njëjtën situate ndodhet edhe kjo grua. Ajo tregon se prej kohësh e ka të vështirë të marrë ndihmën mjekësore në qendër të njësisë administrative Gorë për mungesë të mjekut.

 

Gjendja pranohet edhe nga drejtuesit e Kujdesit Shëndetësor në Korçë. Drejtori Mikel Llogori thotë se kanë ardhur vetëm 4 mjekë të rinj, me të cilët është e pamundur të mbulohet shërbimi në të gjithë rajonin e Korçës.

 

Drejtori shpjegon se kjo situate i ka detyruar të lidhin kontrata të vazhdueshme me mjekët pensionistë.

 

Mungesa e mjekëve është shqetësuese për të gjithë juglindjen e vendit dhe kryesisht për zonat e thella malore.

Më shumë video

Reklamë