E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mungojnë kushtet në shkolla, probleme në disa qytete  

Kjo është shkolla “Zenepe Miftari” në fshatin Çerenec i Poshtëm në Bulqizë. Ne këtë shkolle studiojnë 35 nxënës të cilët çdo ditë detyrohen të shkojnë në shtëpi ose të përdorin ambientet përreth për të kryer nevojat personale, pasi mungojnë banjat.

 

Ata tregojnë se kjo situate vijon që prej ndërtimit të shkollës.

 

Reklamë

Për prindërit situata mbetet alarmante ndërsa kërkojnë nga autoritetet që të marrin masa.

 

E njëjta situatë paraqitet edhe në shkollën e Strikçanit në Njësinë Administrative Zerqan, ku dhe ky institucion arsimor nuk plotëson kushtet higjeno-sanitare.

 

Nga ana tjetër me kushte të vështira përballen edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Qamil Gurakuqi në Elbasan dhe ata të “Adem Pralloit”.Në këto dy shkolla mungon ngrohja ndonëse janë të pajisura me kaldaja. Të ndodhur përballë kësaj situate, nxënësit detyrohen të ngrohen me rezistenca.

Më shumë video

Reklamë