E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mungesa e faturave tatimore, nis gjobitja e tregtarëve në Korçë, gjoba deri në 2 milionë lekë

Një sërë gjobash janë vendosur këtë mëngjes ndaj tregtarëve të tregut të shumicës në qytetin e Korçës, pas kontrolleve të kryera nga një grup inspektimi i ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas informacioneve, janë vendosur 5 gjoba, me vlerë që shkon deri në 2 milion lekë të vjetra për subjekt.

Sipas tyre, penalizimet kanë ardhur për shkak të mungesës së faturave tatimore për një pjesë të mallrave të blera direkt nga fermerët.

“E kemi marrë mallin në fshat, nga fermerët, por nuk kemi pasur faturë për gjithçka. Na gjobitën menjëherë”, shprehen disa nga tregtarët, të cilët e konsiderojnë këtë qasje si të ashpër dhe të papritur.

Kontrollet e Task-Forcës tatimore kanë vijuar edhe në tregje të tjera të qarkut, jo vetëm në tregun e Korçës, si pjesë e një fushate më të gjerë për formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e transparencës fiskale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë