Subscribe

Viti i Ri për shumë shqiptarë ka ardhur pa energji elektrike ne Tiranë. Një defekt ne linjën e operatorit te sistemit te transmetimit ne Babrru ka lënë pa drita ish-zonën e Kinostudios, Freskut, Alliasit, Ali Demit, Sauk, Tufine etj. grupet e OSHEE nisen punën për riparimin e përkohshëm te defektit, i cili zgjati për afro dy ore. Sipas te dhënave nga OSHEE grupet e punës kane konstatuar ne terren se linja ishte dëmtuar. Dyshohet se është goditur me mjete zjarri pasi në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

 

Për këtë arsye policia ka nisur hetimet për verifikimin e situatës.

 

Sipas të dhënave energjia është rikthyer rreth orës 22:00 te mbrëmjes ne disa prej zonave. Por kompania e Shpërndarjes se Energjisë bën te ditur se gjate ditës se sotme për shkak te riparimit te plote te defektit disa zona do te kenë serish mungesa energjie si Paskuqan, Babrru, zona e Freskut etj.

 

Edhe drejtori i OSHEE Ardian Çela ka kryer një inspektim në dispeçerinë rajonale të drejtorisë së OSHEE. Aktualisht OSHEE thotë se nga mesdita furnizimi me energji rezulton i normalizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *