Përfaqësuesja kuqezi e mundjes vijon të regjistrojë paraqitje pozitivë në ndeshjet kualifikuese të lojrave Olimpike Tokio 2021. Edhe këtë javë, mundësi Paris Karepi nuk zhgënjeu në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Shkup pasi u rendit i pesti në kategorinë U23 për peshën 125 kilogram.

 

Një performancë fantastike e Karepit që ende nuk ka mundur të sigurojë matematikisht kualifikimin në Olimpiadë, por është shumë afër këtij suksesi.

 

Fillimisht  Karepi triumfooi në ndeshjen e parë të tij përballë bullgarit Ivanov për të cilin i mjaftuan vetëm pak minuta për të mundur kundërshtarin. Ndërsa në sfidën për medalje bronzi, Karepi u mposht nga mundësi i Azerbajxhanit, Galayev, duke humbur disa vende në klasifikim.

 

Kështu Karepi pozicionohet në vendin e pestë, duke shënuar një performancë pozitive, pasi në vendin tonë sportistët e mundjes kanë zhvilluar vetëm stërvitje individuale dhe jo gara kombëtare për shkak të protokollit anticovid.

 

Lojrat Olimpike Tokio 2021 do të fillojnë garat e tyre në 24 koriik dhe do të përfundojnë në 8 gusht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *