Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania...

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet...

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Mundësia e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

11 Prill 19:55

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka bërë që Suedia dhe Finlanda të shqyrtojnë anëtarësimin në NATO. Suedia e cila kishte status neutral për një kohë të gjatë dhe që ndan rreth 1 mijë e 300 kilometra të kufirit të saj me Rusinë, është më ngurruese sesa Finlanda. Duke mos qenë anëtarë, 16 milionë banorët e Finlandës dhe Suedisë nuk kanë garancinë e mbrojtjes nga NATO, që vepron sipas parimit se sulmi ndaj një vendi anëtar, është sulm ndaj të gjithë aleatëve.

 

Pas fillimit të sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt, sondazhet tregojnë se finlandezët kanë ndryshuar mendim rreth anëtarësimit të vendit të tyre në NATO. Suedia, e cila nuk është përfshirë në një luftë nga viti 1814, është më ngurruese.

 

Por një sondazh i fundit nga një televizion i njohur suedez zbulon se 59 për qind e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO, nëse Finlanda e bën këtë.

 

“Edhe pse të dyja vendet janë afër NATO-s, aq sa mund të jenë duke mos qenë anëtare, sulmi i Rusisë e ka ndryshuar opinionin publik. Tani të dyja vendet kërkojnë anëtarësimin në NATO për shkak të përfitimeve që vijnë me të, përkatësisht nga klauzola e mbrojtjes reciproke”, shpjegon ekspertja Rachel Rizzo nga Këshilli i Atlantikut.

 

Zyrtarë amerikanë presin që këto dy vende nordike të kërkojnë anëtarësim në aleancë ndoshta që në qershor. Uashingtoni mendohet se e mbështet këtë hap, që do ta çonte numrin e vendeve të aleancës në 32. Departamenti i Shtetit tha javën e kaluar se janë zhvilluar diskutime të udhëheqësve të NATO-s me Helsinkin dhe Stokholmin.

 

Ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se hapat e ardhshëm do të qartësohen gjatë javëve në vazhdim. Ai tha se parlamenti do të shqyrtojë një raport të qeverisë mbi ndryshimet për sigurinë e Finlandës pas vendimit të Rusisë për të sulmuar Ukrainën, ndërsa shtoi se vendi i tij është gati të propozojë anëtarësimin në NATO, nëse ka mbështetjen e mjaftueshme të parlamentit.

Në Suedi, qeveria dhe opozita po bëjnë një analizë të politikave të sigurisë, një raport që pritet të publikohet në maj. Nëse këto vende aplikojnë për anëtarësim, kërkesa duhet të pranohet nga 30 vendet anëtare në një proces të përshpejtuar.

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se është e mundur që Finlandës dhe Suedisë t’u mundësohet hyrje e shpejtë në alenacë, por ende nuk janë dhënë hollësi se si mund të duket ky proces.

 

Analistja Rizzo thotë se nëse Suedia dhe Finlanda sulmohen nga Rusia para se të bashkohen me NATO-n, aleanca do të ishte gati të përgjigjej.

 

“Ata punojnë ngushtë me NATO-n. Marrëdhënia që NATO ka krijuar me Finlandën dhe Suedinë nënkupton një masë mbrojtjeje për të dyja vendet”, thotë ajo.

 

Kremlini tha sot se zgjerimi i NATO-s dhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës nuk do të sillte qëndrueshmëri në Evropë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se nëse kjo ndodh, Rusia do të duhet të “ribalancojë situatën” me masat e veta.

 

“Nuk besoj se anëtarësimi i tyre në NATO do të çonte në përgjigjen e njëjtë të Rusisë sikur ndaj Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Por mund të presim shtim të kërcënimeve hibride, sulme kibernetike, luftë informacioni, siç bën gjithmonë Rusia duke kërcënuar dhe frikësuar anëtarët e mundshëm të NATO-s”, thotë zonja Rizzo.

 

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës dhe luftimet që pasuan shkaktuan vdekjen e mijëra civilëve dhe ushtarëve, shkatërrimin e qyteteve dhe vendbanimeve dhe një seri të paparë të sanksioneve të koordinuara nga perëndimi./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Anetaresim Finlandë NATO Suedi

Nga e njëjta kategori

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania Diplomatike Virtuale, Hoxha: Shteti shkon pranë qytetarit!

më shumë...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i njohur, po lëvizte me varkë bashkë me familjen

më shumë...

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen miliarda lekë për dëmin mjedisor, sistemimin e tokës dhe për fidanët e rinj

më shumë...

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët: Zjarri “vret” tokën, bimësinë dhe pemët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:05

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë,...

1:49

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj...

1:44

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti...

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

11:36

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët:...

11:11

Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u...

11:00

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë...

10:35

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit...

10:17

Situata e zjarreve, 4 vatra mbeten ende...

10:11

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski,...

9:45

Italiani vodhi Audi Q5, reagon policia: Një...

9:07

Pronari lë ndezur makinën dhe zbret, italiani...

8:52

Të shtëna me armë gjatë një feste...

8:44

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave,...

8:38

Çfarë do të thotë sipas psikologjisë të...

8:21

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë,...

8:18

Tërmet gjatë mesnatës në jug të vendit,...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.