Enkelejd Alibeaj akuzon ish-kryeministrin Sali Berishën se nxiti dhe planifikoi dhunën gjatë protestës së 8 janarit.

 

Sipas nënkryetarit të PD-së, gjuha e urrejtjes së Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve.

 

“Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Berisha. Me zë dhe figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmëruan publikisht se kundër demokratëve do të përdorej dhunë, madje mund të derdhej edhe gjak. Gjuha e urrejtjes së Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratët e kuptuan atë qartë, prandaj edhe e braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *