E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Muçi shënon sërish për Besiktas, talenti kuqezi protagonist në superligën turke

Ernest Muçi shënoi golin e dytë në kampionatin turk me fanelën e Beshiktash. Skuadra e tij u mund 2 me 1 në shtëpi nga Antalja por në javën e 30-të të superligës turke, ndërsa sulmuesi kuqezi ishte protagonist tek ekipi vendas.

Beshiktashi mori dy gola në pjesën e parë që ia vështirësuan shumë ndeshjen. Mirëpo vetëm 14 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë një kombinim i bukur Rashica-Muçi, bëri që ky i fundit të godasë saktë me të djathtën për të rihapur ndeshjen.

Më vonë talenti shqiptar pati një rast të shkëlqyer për të barazuar shifrat mirëpo gaboi para portierit mik. Beshiktashi ishte edhe i pafat në shtesë. Skuadra vendase fitoi një penallti me të cilën mund të kishte shmangur humbjen.

Mirëpo ekzekutimi i Rashicës ishte me faull pasi e preku topin dy herë gjatë gjuajtjes. Rast i rrallë në fakt në goditjet e penalltive por që konsiderohet faull.

Një episod që ndëshkoi rëndë Beshiktashin i cili pas kësaj humbje mbetet në vendin e katërt dhe humbet terren nga Trabzonspori i vendit të tretë që është edhe limiti i kualifikimit në champions league për sezonin e ardhshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë