Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bërë nga strukturat ushtarake, zjarrfikësit dhe të gjithë atyre që u angazhuan për shuarjen e flakëve në luftën e vështirë të verës.

 

Duke theksuar se reformimi i Emergjencave Civile ka ndihmuar në këtë luftë, Rama nuk la pa përmendur situatën e jashtëzakonshme që preku edhe shtetet fqinje.

 

Sipas tij, edhe pse kanë struktura më të mira se Shqipëria dhe eksperiencë më të madhe në këtë drejtim, këtë verë u vendosën në vështirësi të madhe.

 

“Ishte një muaj zjarresh që siç e panë të gjithë, përfshiu botën dhe për t’u afruar këtu te ne, vuri në një pozitë të vështirë vende të afërta që janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme. Për herë të parë, ata nuk kishin asnjë mundësi të mos na jepnin asnjë ndihmë, por kishin nevojë për ndihmë. Këtu kam parasysh Italinë, Greqinë e Turqinë. Janë tre vende me struktura të jashtëzakonshme dhe eksperiencë të madhe e shumë plagë nga zjarret në historinë e tyre, por këtë herë e kishin të pamundur. Kishin nevojë vetë për ndihmë. Ky është një nga shembujt shumë kuptimplotë të rëndësisë së madhe që ka marrëdhënia jonë me BE-në. Dua të shpreh një falënderim të posaçëm për ambasadorin e BE-së dhe për ambasadoren e SHBA-së.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *