E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

MSH: 59 vjecari nga Puka vdiq nga hemorragjia cerebrale jo nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin që qarkulloi pasditen e kësaj të hënë në disa media online për vdekjen e një pacienti me COVID19 në Shkodër.

Ministria bën të ditur se 59 vjecari nga Puka që vdiq në spitalin e Shkodrës ishte bartës i Covid 19 por nuk kishte simptoma.

Reklamë

Shtetasi me iniciale S.M, shton Ministria, humbi jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

59-vjeçari, me inicialet M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19.

Reklamë

Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit (rasti i personelit shëndetësor i raportuar në deklaratën për media të ditës së sotme).

Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet. 

Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19.

Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID.

Vazhdo të lexosh

Reklamë