E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mrekullite nuk mungojnë/ Dy të shpëtuar në Durrës, por burri kërkon gruan ( VIDEO)

Pavarësisht se tashmë ka rënë nata dhe operacioni I kërkim shpëtimit të banorëve të mbetur nën rrënoja është vështirësuar, në mezin e lajmeve që mbërrijnë nga Durrësi kryesisht, ka edhe nga ata të cilët të mbushin me shpresë.

Brenda pak castesh në objektin gjashtëkatësh të rrëzuar në Durrës ( Hotel Mira Mare) janë nxjerre jashtë dy persona.

Reklamë

Fillimisht u nxorr një grua rreth të 40-ave e cila kishte mnarrë shumë lëndime.

Më pas u nxorr një mashkull I cili pavarësisht orëve nën rrënoja dukej në gjëndje më të mirë.

Reklamë

Por gruaja e tij ka mbetur brenda dhe është personi I radhës që po tentohet të nxirret jashtë nga forcat e emergjencës.

Teksa përcillej me barrele drejt ambulancës, ai kërkonte gruan e tij.

Duhet theksuar se një ndihme të jashtëzakonshme ka dhënë edhe grupi nga Kosova I cili bashke me qente e stërvitur për rastë të tilla kanë ndihmuar në evidentimin e zonave ku kishte njerez që kërkonin ndihme nën rrënoja.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë