Një histori e bukur me një fund të lumtur. Pak më shumë se një muaj pas operacionit, Mario, djali i një cifti shqiptaresh,  doli nga spitali Papa Giovanni XXIII në Bergamo: ai i ishte nënshtruar një transplanti të mushkërive, dhuruar nga babai i tij . I vogli, 5 vjeç, kishte mbërritur në Itali së bashku me nënën e tij në vitin 2018 dhe disa muaj më vonë ishin ribashkuar me të atin.

Një vit pas mbërritjes së tyre në Itali, prindërit shqiptare te Marios e çuan djalin e tyre në spitalin Meyer në Firence për disa shenja sëmundjeje, duke përfshirë ethe dhe temperature që nuk ulej. Bëhen ekzaminimet dhe del  diagnoza e talasemisë ose anemisë mesdhetare.

Pas dy vitesh transfuzionesh periodike gjaku, më 11 qershor 2021 u bë i nevojshëm një transplant i palcës kockore. Pavarësisht suksesit të transplantit, pikërisht ky dhurim i palcës nga babai, me pasojë “transferimin” e sistemit imunitar të prindit te fëmija, gjeneron të ashtuquajturën sëmundje grafit kundër pritësit (GvHD), një ndërlikim serioz i vërejtur tek pacientët. Perf kete arsye fëmija i nenshtrohet transplantit alogjenik. Kjo sëmundje, e kombinuar me efektin e barnave të përdorura për transplantin, dëmton mushkëritë deri në atë pikë sa fëmija rrezikon të humbasë plotësisht aftësinë për të marrë frymë në mënyrë të pavarur. Shpresa e vetme ishte transplantimi i mushkërive.

Më 1 dhjetor 2022, familja e Marios mbërrin në Bergamo në spitalin Papa Giovanni XXIII për të kryer të gjitha analizat në përgatitje për transplantin e mushkërive. Fëmija ndodhet i shtruar në repartin e Pediatrisë. Ai është në gjendje të mirë, por ka nevojë për ndihmë respiratore. Mjekët u paraqesin prindërve avantazhin e madh të transplantimit me një organ të dhuruar nga babai, i cili I kishte dhuruar ndërkohe djalit palcën e tij duke ia transferuar imunitetin djalit të tij.

Kjo ndërhyrje nuk ishte bërë kurrë në Itali dhe kishte shumë pak precedentë në Evropë, për shkak të vështirësisë së madhe teknike të kësaj situate. Prindërit e Marios thanë se ishin menjëherë gati të bënin gjithçka për të shpëtuar jetën e djalit të tyre. Transplanti u krye të martën, më 17 janar 2023 në dy dhoma kirurgjikale ngjitur, të cilat funksionuan paralelisht. Ndërhyrja u drejtua nga Michele Colledan, e cila kryen transplantin tek fëmija.

Rezultati ishte mbreselenes. Dy javë pas ndërhyrjes Mario rifillon aktivitetet e tij normale pa pasur nevojë për asnjë mbështetje respiratore, falë mushkrise të tij të re, të përkryer funksionale, dhuruar nga babai i tij. Dalja nga spitali ndodhi më 21 shkurt, pak më shumë se një muaj pas operacionit. Mario do të qëndrojë për disa kohë në Bergamo për t’iu nënshtruar kontrolleve pas transplantit. Pastaj ai mund të shkojë në shtëpi dhe të fillojë përsëri një jetë normale. I vetmi kufizim për babanë është një reduktim 20% në vëllimin e përgjithshëm të mushkërive. Megjithatë, duhet marrë parasysh se rezervat normale të mushkërive të një burri të rritur lejojnë, pavarësisht këtij kufizimi, jo vetëm të bëjë një jetë krejtësisht normale, por edhe të kryejë aktivitete sportive./ agi.it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *