Ministria e Jashtme Shqiptare vlerëson se amnistia e presidentit te Maqedonisë Ivanov është nje prej shkaqeve te tensionimit te situatës ne vendin fqinj pak jave para zgjedhjeve. Gjate raportimit ne komisionin e jashtëm, zv/ministrja Odeta Barbullushi ka shpjeguar situatën ne Shkup, duke theksuar se vendimi i presidentit per faljen e politikaneve ka përkeqësuar situatën. Zv/ministrja Barbullushi është ndalur edhe tek faktori shqiptar, duke theksuar se BDI e Ali Ahmetit është pozicionuar pro mbajtjes se zgjedhjeve ne 5 qershor, por ende nuk ka nje qëndrim te qarte nga PDSH. Numri 2 i Ministrisë se Jashtme ka siguruar deputetet se Tirana zyrtare po i ndjek me kujdes zhvillimet ne Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *