Nga tërmeti i mëngjesit të kësaj të diele në Italinë qendrore, nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar. Konfirmimi vjen nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila menjëherë pas ngjarjes ka marrë kontakte me Ambasadën Shqiptare në Romë. Përfaqësia jonë diplomatike është në gatishmëri për të ndihmuar çdo shqiptar, i cili mund të ketë nevojë. Për këtë qëllim ka vendosur në dispozicion numra telefonikë të emergjencës. Po ashtu mësohet se Ambasada ka ngritur të gjitha linjat e kontaktit dhe mbetet në komunikim me të gjitha institucionet italiane për çdo eventualitet. Në një reagim në rrjetin social facebook, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, shpreh mbështetjen ndaj popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *