Një aksident u shënua pasditen e kësaj të hëne në Bulqizë.

Një 30 vjeçar i cili po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Goditja ka qenë shumë e fortë duke shembur shtyllën, ndërsa mjeti motorik u shkatërrua.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30 vjeçari me inicialet B. Ll., fluturoi në ajër e më pas u përplas me asfaltin.

Ai u dërgua menjëherë nga kalmitarë të rastit në Spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë. Më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *