Subscribe

Një 23-vjeçar ka humbur jetën ne nje aksident ndërsa shoku i tij është plagosur rende. Përplasja fatale ndodhi aksin rrugor Fushe Kruje-Tirane. I riu ka qene duke udhëtuar me nje motor ne drejtim te kryeqytetit.

 

23-vjeçari Klejdi Bami banues ne fshatin Nikel te Krujës, ka qene duke udhëtuar me shpejtësi kur është përplasur me nje makine. Dyshohet se motori ka humbur kontrollin dhe per pasoje ka dale ne krahun tjetër. I riu ka mbetur i vdekur ne vend per shkak te plagëve te shumta qe ka marre, ndërsa personi tjetër qe udhëtonte me te ndodhet ne spital ne gjendje te rende.

 

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit qe është përfshirë ne aksident është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur ne kërkim. Forcat e policisë mbërritën ne vendin ku ndodhi përplasja dhe pas këqyrjes se provave ne vendin e ngjarjes arriti ne përfundimin se shkak ishte shpejtësia e madhe e motorit me te cilin udhëtonin dy te rinjtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *