Situata e dimrit që po kalon këto ditë Korça e rajoni i saj, ka sjellë  reagime nga më të ndryshmet. Nisur nga panorama që sjell kjo gjendje moti dhe përballimi nga ana e bashkisë, ka reagime sa qytetare aq edhe me motivim politik.

 

Ledina Alolli, nënkryetare e PD për Korçën, njëkohësisht nënkryetare e këshillit bashkiak ka dalë në konferencë shtypi për të paraqitur një vlerësim mbi këto ditë dhe qëndrimin që mban bashkia.

 

Alolli akuzoi bashkinë Korçë se nuk ka përmbushur detyrimet e saj në këtë situatë dimri.

 

“Edhe mjetet e autoambulancave kanë vështirësi qarkullimi, ndërsa bashkia nuk guxon t’u kërkojë llogari firmave private të pastrimit.”

 

Ajo i kërkoi bashkisë të vlerësojë dhe menaxhojë situatën.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, bashkia e Korçës ka hedhur poshtë pretendimet e Alollit duke theksuar se për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës janë angazhuar në terren 250 punonjës.

 

“PD edhe këtë radhë bëri autogol, në tentativën për të fituar kredite politike’ tha nënkryetarja e bashkisë Benila Themeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *