Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Protestat për Zvërnecin, Rama në Podcastin “Flasim”: Qindra, mijëra...

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjon Bunjaku

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë...

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit:...

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

Moti i keq, si paraqitet situata në qarkun e Korçës

19 Nëntor 20:27

Rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë krijuar vështirësi në disa zona të qarkut Korçë, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencës po vijojnë ndërhyrjet në terren për normalizimin e situatës.

Në disa akse rrugore ka pasur vështirësi kalimi për shkak të prurjeve të larta të ujit, si në segmentet Denas–Lekas, Lubonjë dhe në disa zona të Korçës e Kolonjës, ku ndërhyrja me mjete të rënda ka bërë të mundur zhbllokimin dhe drejtimin e ujërave. Në Voskopojë, niveli i ujëmbledhësit u rrit ndjeshëm, por hapja e kanalit shkarkues stabilizoi situatën.

Në territorin e qarkut janë evidentuar edhe dëmtime të urave, si ura në Çetë mbi Miras dhe ura e Arrzës, ku qarkullimi është pezulluar ose devijuar në rrugë alternative, ndërsa priten ndërhyrje rehabilituese. Prurje të shumta janë regjistruar edhe në disa përroi të zonës së Shelegurit dhe në rezervuarët e Rotit e Kodrës, ku ekipet kanë marrë masa për garantimin e sigurisë.

Në fushën e Maliqit po monitorohet me intensitet pika e bashkimit të lumit Dunavec me lumin Devoll, pasi prurjet e ujit janë shumë të larta dhe paraqesin rrezik të shtuar.

Edhe në akset rrugore kombëtare, ekipet e ARRSH Qendër–Lindje raportojnë situatë të menaxhueshme. Janë kryer pastrime dhe ndërhyrje në segmentet Ersekë–Leskovik, Maliq–Lozhan dhe Qafë e Qarrit–Ersekë, duke mundësuar kalueshmëri të plotë.

Ndërkohë, ekipet e OSHEE vijojnë punën për rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku ka defekte. Aktualisht, 148 abonentë mbeten pa energji në fshatra të Korçës, Devollit, Kolonjës dhe Maliqit, për shkak të defekteve në fidrët Gjanc, Korçë 1, Mollas dhe Vithkuq.

Strukturat vendore, ekipet e ARRSH dhe ato të OSHEE-së vijojnë monitorimin e situatës në të gjitha zonat e prekura. Deri tani nuk raportohen rreziqe për jetën e qytetarëve apo dëme në banesa, dhe ndërhyrjet do të vazhdojnë deri në normalizimin e plotë të gjendjes në të gjithë qarkun.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
Keq Korçë moti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Goditet rrjeti i narkotikëve në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kg heroinë, 2 arrestime (EMRAT)

më shumë...

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjon Bunjaku

më shumë...

Sarandë/ Shiste kokainë në lokalin që administronte, arrestohet 37-vjeçari, i gjendet dhe pistoletë

më shumë...

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë zjarr në mes të turmës, 12 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:37

Goditet rrjeti i narkotikëve në Tiranë, sekuestrohen...

10:20

Protestat për Zvërnecin, Rama në Podcastin “Flasim”:...

9:33

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar,...

9:20

Sarandë/ Shiste kokainë në lokalin që administronte,...

9:16

Terror në festivalin në SHBA, dy të...

9:01

Horoskopi i ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:26

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit...

8:18

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kosova voton sot

8:12

Moti sot në vend, reshje shiu në...

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur, familja...
  • VIDEO/ Protesta shtrihet në Diasporë, shqiptarët mbushin she...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.