E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Moti i keq shkak për anulimin e uljes së dy avionëve në Rinas, Balluku: Do të ketë vonesa në fluturime

Moti i keq që ka përfshirë vendin është bërë shkak për devijimin e dy flutrimeve që ishin parashikuar për në aeroportin e Rinasit drejt atij të Barit.

Përmes një postimi në Facebook, zv.kryeminsitrsja, Belinda Balluku, thekson se moti i keq dhe fenomenet meteorologjike në afërsi të aeroportit të Riansit janë bërë shkak për anulimin e dy fluturimeve që ishin parashikuar mbrëmjen e 5 janarit, duke bërë që ulja e avionëve të bëhej në aeroportin e Barit për çështje sigurie.

Reklamë


Postimi i Ballukut:

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.

Reklamë

Edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur fenomene meteorologjike të lokalizuara në zona në afërsi të aeroportit. Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.

Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë