E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë dhe pajisuni me goma bore

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej orëve të para të ditës së sotme. Në të gjithë territorin ka patur reshje shiu, ndërsa në zonat malore nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.

Deri në këto momente situata parqitet normale dhe të gjitha rrugët janë të aksesueshme dhe kalohen pa problem.

Reklamë

Policia e Shtetti u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të reduktojnë shpejtësinë, për të shmangur aksidentet.

Njoftimi:

Reklamë

Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

???? Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu ????️ dhe në disa zona malore me reshje dëbore ❄️.

???? Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po  punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut ????️. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore ????????, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore ????????????‍♂️.

???? Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

#zbatonirregullateqarkullimitrrugor

#Policianesherbiminteqytetareve

Vazhdo të lexosh

Reklamë