E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Moti i keq paralizon Italinë, mijëra të evakuuar, të tjerët kyçen brenda

I danni causati dal forte maltempo a Bordighera (Imperia), 03 novembre 2019. Allagamenti, cedimenti stradali e schianti di alberi nel Ponente Ligure a causa del maltempo. A Sanremo soccorsi due giovani bloccati in auto in un sottopasso allagato. Nell'entroterra si è aperto un cratere sulla strada dei Due Valloni mentre diversi alberi si sono schiantati sulle auto parcheggiate a Ventimiglia. La linea temporalesca si intensifica nel Levante: il torrente Petronio è esondato tra Casarza Ligure e Riva Trigoso, non ci sarebbero al momento danni a persone. Anche il livello del Vara, nello spezzino, è oltre il secondo livello di guardia. ANSA

Italia është paralizuar si pasojë e motit të keq. Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur pjesën më të madhe të Italisë qendrore, veriore dhe asaj jugore.

SI pasojë e stuhisë, lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur qindra shtëpi. Autoritetet e vendit fqinj bëjnë me dije se fatmirësisht asnjë viktimë nuk është shënuar, por dhjetëra banorë, më të rrezikuarit, janë evakuuar nga ekipet e ndërhyrjes së shpejtë.

Reklamë

Shumë të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që erërat e forta kanë sjellë rrëzimin e pemëve, mbylljen e rrugëve dhe paralizimin e qarkullimit të automjeteve.

Stuhitë e mëdha të shiut po vijojnë, ndaj autoritetet I kanë bërë thirrje banorëve të mos lëvizin nga banesat deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Më keq situata paraqitet në Liguria, ku autoritetet kanë aktivizuar alarmin e kuq.

Stuhitë e mëdha të shiut kanë goditur edhe një pjesë të Francës.

Erërat po lëvizin me më shumë se 160 km në orë, ndërsa 140 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për humbje në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë