E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq, ndalohet lëvizja e kamionëve në Pikën Kufitare Kapshticë

Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionëve) nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Aktualisht, do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, me kusht që këto mjete të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar udhëtimin drejt Greqisë nga kjo pikë kufitare, të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë nga autoritetet greke, i cili pritet ditën e nesërme.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndjekin me kujdes udhëzimet dhe të shmangin çdo rrezik gjatë kësaj periudhe me mot të vështirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë