E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Moti i keq lë pa energji elektrike disa fshatra të Vlorës

Për shkak të motit të përkeqësuar prej ditësh në qytetin e Vlorës, fshatra të njësisë administrative Orikum, të bashkisë Vlorë, janë pa energji elektrike.

 

Situata më shqetësuese është në fshatrat Dukat i ri, Dukat i vjetër dhe Llogora. Shkak janë linjat e amortizuara.

 

Punonjësit e OSHEE kanë bërë të mundur lidhjen e energjisë në Orikum, ndërsa mësohet se po punohet për riparimin e defekteve në fshatrat e kësaj njësie administrative.

Më shumë video

Reklamë