Kronikë
Mot i keq në Elbasan/ Rënie gurësh e dherash në rrugë, disa fshatra pa drita

Edhe në Elbasan ka patur reshje të dendura shiu gjatës orëve të natës, të cilat vijojnë ende.
Reklamë
Për shkak të motit të keq ka patur rënie inertesh dhe dherash në disa prej akseve rrugore, të cilat janë pastruar.
Një biznes privat në Labinot-Fushë është përmbytur, ndërsa ka edhe një kanal të bllokuar, për të cilin po punohet që të pastrohet.
Disa fshatra në Gramsh, Cerrik dhe Peqin janë pa energji elektrike. Nga ana e OSHEE po punohet për riparimin e defektit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




