Përkeqësimi i kushteve atmosferike si dhe reshjet e dëndura të shiut që priten të mbërthejnë vendin gjatë orëve në vijim, ka bërë që kapiteneria e Portit të Vlorës të ndërmarrë disa masa.

 

 

Sipas një njoftimi, kjo kapiteneri ka ndaluar që mjetet e vogla lundruese të operojnë jashtë gjirit të Vlorës për shkak të rrezikut nga reshjet dhe dallgët e forta të detit.

 

 

Këto mjete lundruese mund të operojnë brenda gjirit të Vlorës, por duke marrë të gjitha masat e sigurisë së tyre.

 

 

Nga ana tjetër njoftohet ne linjat e trageteve vijojnë normalisht.

 

 

Moti pritet të përmirëoshet pas ditës së hënë çka do të sjellë edhe normalizimin e situatës për mjetet lundruese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *