E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mot i keq në Durrës e Vlorë, paralizohet puna në dy portet

Moti i keq me erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe breshëri, ka krijuar dallgë të mëdha, duke paralizuar lundrimin e mjeteve detare, në portin e Vlorës e atë të Durrësit. Burime nga kapitaneria e portit të Durrësit, thanë se dy tragetet e planifikuar kane ardhur ne kohe, duke mos pasur vonesa te theksuara.

 

Situata e përkeqësuar e motit ne fakt ka bërë që të pezullohet puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit dhe peshkimit. Në kalatat e portit janë ankoruar disa anije, të cilat janë detyruar të mbyllin hambarët, deri ne përmirësimin e kushteve atmosferike. Në Vlorë mësohet se si pasojë e dallgëve të mëdha është shtyrë ankorimi në port i tragetit Brindisi-Vlorë.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë