E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mosmarrëveshjet kufitare tokësore, Izraeli dhe Libani nisin negociatat

Izraeli dhe Libani ranë dakord të zhvillonin bisedime për një sërë çështjesh, duke përfshirë praninë e vazhdueshme të IDF në pesë lokacione në Libanin jugor.

Vendimi për të mbajtur bisedimet u mor gjatë një takimi katërpalësh të mbajtur në Libanin jugor midis IDF, Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Libanit, raportojnë mediat e huaja.

Reklamë

Gjatë takimit, palët ranë dakord për krijimin e grupeve të përbashkëta të punës që do të fokusohen në çështje të ndryshme.

Fillimisht do shqyrtohen pesë pikat që Izraeli i ka ende brenda Libanit, po ashtu do të shqyrtohet Linja Blu që shënon kufirin de facto midis Izraelit dhe Libanit dhe zonat që janë ende nën mosmarrëveshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë