Emisioni “Kapital” me moderator Aleksandër Furxhiun u shoqërua me përplasje mes të ftuarve këtë të premte. Pjesë e panelit ishin edhe socialisti Ilir Beqaj dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Ata u përplasën me njëri-tjetrin teksa diskutonin për amnistinë fiskale. Gjithçka nisi pas komenteve të Malajt për rënien ekonomike në Shqipëri dhe për objektivat e qeverisë.

Pjesë nga debati në studio:

Arben Malaj: Të lutem…

Ilir Beqaj: Mos mu lut mua, por mos thuaj të pavërteta!

Arben Malaj: Mos më akuzo mua… Kush je ti që me arrogancë të thuash kush ka të drejtë apo s’ka të drejtë.

Ilir Beqaj: Unë jam i ftuari i Sandrit…

Arben Malaj: Ti duhet ta lësh të ftuarin të flasë. Fole sa të desh qejfi dhe nuk të ndërhymë. Tani dëgjo dhe mbaj shënime po deshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *