Seanca në Kuvend është mbyllur me debate, mes kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
Spiropali kritikoi kreun e opozitës pasi iu drejtua me gisht anëtarëve të Këshillit të ministrave.
Lexo edhe :
Nga ana tjetër, Berisha refuzoi të përfundonte fjalimin edhe pse koha e tij kishte përfunduar
Pjesë nga debati:
Spiropali: Do ju heq të drejtën e fjalës
Berisha: Pusho
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen dhe ju jap veretje. Mos iu drejtoni me gisht anëtarëve të Këshillit të ministrave.
Berisha: Edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spriogjoka.
Spiropali: Ti s’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin. Ta dhashë fjalën me mirëbesim për të folur për rendin e ditës. E mbylle për sot siç e ke mbyllur gjithmonë, me turp.
/vizionplus.tv






