Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: Nga kush...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

Mos i injoroni kurrë këto këshilla, ja si mund të mbroni lëkurën dhe flokët nga efektet negative të klorit të pishinave

20 Korrik 15:16

Për ata që nuk kanë fatin të jetojnë në një qytet bregdetar, pishinat paraqesin shpëtimin e vetëm nga vapa e padurueshme. Por, nga ana tjetër, uji i tyre përmban substanca të rrezikshme për shëndetin. Këtë fakt e pohon një numër i madh specialistësh të higjienës.

 

Sipas tyre, nëse nuk ndiqen një sërë rregullash nga pronarët dhe klientët e pishinave, rreziku për të marrë infeksione të llojeve të ndryshme është shumë i lartë, duke filluar nga problemet me veshët te problemet e ndryshme dermatologjike, si pasojë e baktereve që gjenden në to. Një tjetër burim i përhapjes së këtyre mikroorganizmave janë edhe plagët. Ndaj ju nuk duhet të laheni asnjëherë në pishinë kur keni një plagë të hapur, sepse mund të infektoni ambientin, por edhe të përkeqësoni gjendjen tuaj.

 

Për të kapërcyer këto rreziqe, mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta. Pikë së pari, kujdestarët e pishinave duhet të merren çdo ditë me pastrimin e tyre, pa abuzuar me klorin, pasi ai është i dëmshëm për shëndetin. Pushuesit, nga ana e tyre, duhet të bëjnë gjithmonë dush përpara dhe pasi të futen në ujin e pishinave, sepse në vetvete, ky veprim heq 80% të florës bakteriale të përkohshme.

Flokëve nuk u bën aspak mirë larja gjatë gjithë ditës në pishinë, sepse rrezet e diellit dhe klori i thajnë dhe u zbeh pigmentin, ndërkohë më të rrezikuar janë flokët e lyer. Përveç kësaj, klori e dëmton në thellësi strukturën e flokëve. Klori nuk u bën dëm vetëm flokëve, por ai than edhe lëkurën e trupit. Prandaj, pasi të keni kaluar një ditë të tërë në pishinë, pas banjës që do të bëni në shtëpi, lyeni trupin tuaj me qumësht ose krem hidratues.

Nëse vajtja në pishinë do të jetë ekspozimi juaj i parë i verës në diell, mos pritni shumë. Lëkura nën veprimin e rrezeve ultravjollcë prodhon melaninën, e cila është përgjegjëse për nxirjen e lëkurës, por prodhimi i saj fillon pas 48 ose 72 orësh që nga ekspozimi i parë në diell. Prandaj, që të mos digjeni, lyhuni me kremra ose vajra  nxirëse e faktor mbrojtës. Ndiqini këto këshilla për t’u mbrojtur sa më mirë nga agjentët e rrezikshëm të ujit të pishinave dhe gjithashtu shijoni freskinë e ujit në këto ditë të nxehta.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Floket Lëkura Mbrojtje uji i pishinave

Nga e njëjta kategori

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Qershor 2026

më shumë...

A dëmton zemrën gjumi në anën e majtë?

më shumë...

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur gjatë ditëve të nxehta?

më shumë...

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në peshë dhe sheqerit të lartë në gjak; Ja pse

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve:...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Protestuesit kaluan natën para Kryeministrisë, policia i...

8:30

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 37...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Qershor...

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:18

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për...

10:11

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.