Gazetarja, Juela Meçani e konsideron fjalimin e kryesocialistit, Edi Rama, në Asamblenë e PS, si një paralajmërim për kabinetin e tij. Ajo thekson se Rama përdori një gjuhë politike ndaj socialistëve, ndërsa shton se janë dy pika të rëndësishme të fjalës së tij.

 

“Iu tha atyre që kishte aty, mos hapni gojën se iu fshiva dhe iu shkriva. Ajo është gjuhë politike ndaj atyre që kishte ulur aty. Janë dy fjali të rëndësishme, unë iu vu dhe zjarrin po folët dhe dy, juve nuk iu kam kërkuar kurrë një gjë të paligjshme. Nuk janë aksidentale këto që thotë. Zyrtarët e SPAK nuk janë të ardhur nga Uashington tha, janë të gabueshëm, ata që kanë firmosur mbase dhe nuk kanë ditur ç’kanë firmosur”, tha ajo duke e konsideruar këtë fjalim të Ramës si amnistim për shumë nga radhët e tij.

 

Më herët, Meçani deklaroi se emërimet në qeveri ishin një strategji politike për të zhbërë zhurmën e dosjeve korruptive të qeverisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *