E mërkurë, 14 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 15 minuta më parë
Video · Vendi

“Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi”, Ursula von der Leyen thirrje investuesve: Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky Forum mbahet për herë të parë në Tiranë dhe do të zgjasë dy ditë, 13-14 tetor. E pranishmë është edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në fjalën e saj, von der Leyen theksoi se tani është koha e duhur për të investuar në Ballkanin Perëndimor.

Reklamë

“Te sektori i biznesit duhet të jemi të qartë, nëse zgjidhni Ballkani Perëndimor, zgjidhni Evropën. Kjo duhet të jetë motoja jonë”, theksoi Presidentja e KE.  

Usula von der Leyen: Ekonomitë tuaja (të Ballkanit Perëndimor) janë të prirura të rriten me shpejtësi, ne e miratuam planin e rritjes së BE për Ballkanin për këtë arsye. Së bashku punojmë për reforma dhe krah reformave vijnë investimet. Plani i rritjes synon dyfishimin e PBB rajonale për dekadën e ardhshme. Mesazhi im për investuesit është i drejtpërdrejtë, mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi, koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë