Roli i Diteas si kryefermerëve gjatë këtyre ditëve e ka përballur blogeren edhe me disa vështirësi.

Një pjesë e fermerëve i janë bindur urdhrave të saj, por ka pasur edhe nga ata që kanë kundërshtuar. Një prej tyre është edhe Albano, i cili pohoi se sot edhe pse ka qenë me temperaturë, pastroi tualetet.

Unë sot me 39 po laja banjot”, tha Albano.

Edhe Ditea, teksa pohoi se Albano ka qenë i sëmurë, sërish iu bind urdhrit të saj, ndërsa shtoi se edhe fermerët e tjerë kanë qenë të bindur. Qëllimi i saj tha Ditea ka qenë realizimi si duhet i të gjitha sfidave.

Në këto 3 ditë që unë kam qenë kryefermere jam përpjekur që ccdo sfidë e punë që është dhënë, të bëhet ashtu siç duhet. Albano sot ka bërë tualetet me 38, mbase nga respekti që ka për mua e më ka xhan. Ai nuk është person dembel, por kur i vihet një pune e çon deri në fund, jo për ti hequr ndonjë meritë Florit, se Florin e dimë të gjithë se kush është. Të gjithë më kanë respektuar dhe unë jam munduar të tregohem e sjellshme”, tha Ditea.

Ndërkohë që aktorja Mariana Kondi e cila ka qenë kryefermere më parë, ka pohuar se ky pozicion është i vështirë. AJo tha se punët janë të thjeshta për tu bërë nëse përkushtohen, por shtoi se një pjesë e fermerëve i bëjnë bisht. Mariana tha se moda është që të mos bësh punë, se të bën të dukesh më aristokrate.

Ndërsa Flori teksa tregoi për vështirësitë e kryefermerit, tha se një person duhet të vendoset në këtë pozicion, nëse do ta fundosësh. Ai përgëzoi Ditean, për menaxhimin e situatës./ vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *