E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mori rryshfet nga një qytetar për të mos i prishur një ndërtim, Gjykata e Posaçme liron nga qelia zyrtarin e Elbasanit

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Gentian Bakon punonjësin e INUV Elbasan që ishte shpallur në kërkim nga SPAK për një rast korrupsioni.

Një ditë më parë gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri ka pranuar në mënyrë të pjesshme kërkesën e tij për lirimin nga qelia.

Reklamë

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje çdo të mërkurë në orën 14:00.

Çështja fillimisht është hapur nga prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.

Bako ka dalë nga hetimi i SPAK, se ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marrjen rryshfetit nga një qytetar, me synim mos i prishnin nje tendë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë