E diel, 29 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mori makinën e prindërve dhe u përplas me kamionin, humb jetën 12-vjeçari

Një 12-vjeçar humbi jetën, pasi makina që po drejtonte u përfshi në një aksident në Co Limerick, Irlandë.

 

Ai u përplas me një kamion mëngjesin e kësaj të premteje. Nga përplasja e fortë, i mituri nuk ka arritur t’iu mbijetojë dot plagëve të marra.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, drejtuesi i kamionit, një burrë rreth të 40-tave, nuk ka pësuar lëndime të rënda.

 

Autoritetet irlandeze kanë rrethuar skenën dhe kanë nisur hetimet. Ata kanë kërkuar edhe ndihmën e dëshmitarëve që të japin versionin e tyre nëse kanë parë ndonjë gjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë